Lëshohet urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojciq dhe Zvonko Veselinoviq

13:42 | 2 Dhjetor 2019

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se përveç ngritjes së aktakuzës që ka bërë ndaj jashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B, ka kërkuar nga gjykata kompetente të lëshoj urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Milan Radojciq dhe Zvonko Veselinoviq, raporton arbresh.info.

Sipas prokurorisë këta persona akuzohen për pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Sipas Prokurorisë Speciale ndaj të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati,  gjykata kompetente ka lëshuar urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale.

                       Zvonko Veselinoviq

Po ashtu Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ky grup kriminal është duke vepruar që nga viti 2011, dhe udhëhiqet nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojciq, ndaj të cilëve edhe është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.

                           Milan Radojciq

“Duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup, me role të përcaktuara formalisht, i cili grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z. V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale”, bën të ditur prokuroria./arbresh.info

Lajmet më të lexuara