Lekaj: Gjakova, gjithandej përkrahje për programin 100% për Kosovën

00:28 | 13 Shtator 2019

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, që është edhe kandidat për deputet i koaliconi AAK-PSD, ka mbajtur takime me anëtarë të partisë në Gjakovë.

Lekaj nga komuna ku ishte kryetar, ka thënë se programi 100% i koalicioni AAK-PSD, po përkrahet nga të gjithë.

“Është kënaqësi të shoh gjithandej përkrahje ndaj programit të duhur për vendin, 100% Kosovë. Doblibare, Kralan dhe Rakovinë janë fshatrat që i thonë po edhe një mandati të Qeverisë Haradinaj. Falemnderit për përkrahje”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara