LDK-ja nuk merr pjesë në seancë

11:19 | 14 Shtatorë 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta mbajë qëndrimin që ka marrë dje, që të mos marrë pjesë në seancat e rregullta të Kuvendit të Kosovës, derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita.

Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxheri, ka thënë se LDK-ja dje ka dhënë qëndrimin bashkë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo beson se këtij qëndrimi sot do t’i bashkohet edhe opozita.

“Ne nuk do të hyjmë në Kuvend derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Gaxherri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale