LDK i tregon Vetëvendosjes se si duhet të nderohet figura e Ibrahim Rugovës

11:27 | 2 Dhjetor 2019

Me rastin e datëlindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i tij.

Më këtë raste nënkryetari i par i LDK-së, Agim Veliu, dha një mesazh për ata që nuk vizitojnë varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Veliu gjithashtu foli për kreun e VV-së Albin Kurti, në raport me figurën e Ish Presidentit Ibrahim Rugova, me ç’rast tha se mbetet e secilit të vendosë për vete për nderimin e figurës së presidentit historik.

“Çështja e nderimit është pjesë e kulturës të secilit”, tha Veliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara