LDK e PDK “rehatojnë” Bordin e AKP-së

15:46 | 17 Dhjetor 2015

Në Bordin e ri të Agjencionit Kosovarë të Privatizimit (AKP), deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur tetë anëtar të rinj.

Sipas emrave që morën mandatet, del se shumë nga ta kanë qenë pjesë e dy partive më të mëdha politike në vend, PDK dhe LDK.

Kryesues i Bordit të AKP-së do të jetë Petrit Gashi, ndërsa anëtarë të bordit do të jenë Hamdi Jaha, Skender Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Hasime Mazreku-Krasniq , Ranko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu.

Petrit Gashi, është profesor në Fakultetin Ekonomik, i propozuar për këtë pozitë nga LDK-ja. Hasime Mazreku-Krasniqi ka qenë deputete e PDK-së në legjislativin e kaluar, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete dhe tashmë ajo është shpërblyer me emërimin në bordin e AKP-së.

KosovaPress ju sjell dëshminë e Nazreku-Krasniqit kur ajo ishte deputete në legjislativin e kaluar.

Nga LDK është edhe Hamdi Jaha, i cili ka qenë drejtor i Inspektoratit të Komunës së Podujevës dhe po nga LDK vjen edhe anëtari tjetër i bordit të AKP-së Ismail Jonuzi, ish- kandidat i LDK-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010. Ndërsa Bajram Zejnullahu ka qenë kandidat për deputet i PDK-së në Podujevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara