Latifi thotë se këshilltari i Kurtit i servilohej Thaçit dhe se të tjerët qeshnin me servilizmin e tij

13:08 | 25 Maj 2020

Profesori universitar Blerim Latifi duket se është irrituar shumë me statusin e djeshëm të këshilltarit politik të kryeministrit në detyrë Kurti, Driton Talit, pasi nuk e ka kursyer nga përmendja e të kaluarës së tij politike.

Tali në statusin e djeshëm sulmoi në mënyrë të pamatur presidentin Thaçi duke marrë për bazë pikërisht një postim nga ana e Blerim Latifit, të cilin e quajti “filozof të Thaçit”.

Duke dashur ta vinte në pikëpyetje pasurinë e presidentit Thaçi, Tali në fakt sulmoi të gjithë njerëzit që ishin nga shtresa e varfër e shoqërisë tonë, e po ashtu edhe gratë amvise, përcjell Periskopi.

Por, analisti politik Latifi nuk ka kursyer këshilltarin e Kurtit duke i përmendur edhe ngjarje nga e kaluara e tij politike.

Latifi thotë se Tali quhej ndryshe edhe “Driton Kali” ndërkohë që shton se ky i fundit qëndronte me orë në pritje para zyres së Thaçit (atëbotë kryeministër) për t’u takuar (sic) pesë minuta me të.

Madje, Latifi thotë se në atë kohë njerëzit qeshnin me “servilizmin” e Talit ndaj presidentit Thaçi ndërsa shpreh bindjen se edhe kryeministri i tanishëm Kurti do ta kuptojë një gjë të tillë një ditë.

Kujtojmë që Driton Tali më herët ka qenë pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, AKR-së, dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Statusi i plotë:

Driton Tali më paska përmendur në një shkrim të tij, në të cilin qenka marrë me Hashim Thaçin dhe familjen e tij. Që në fillim e dezinformon publikun duke më quajtur këshilltar i Hashimit, gjë që është krejtësisht e pavërtetë. Këshilltaria ime në zyrën e Thaçit ka mbaruar në vitin 2013. Nga ajo kohë më kujtohet një gjë, e cila, me siguri, i kujtohet edhe Driton Talit. E kam parë me sy se si qëndronte me orë duke pritur para zyrës së Hashimit, për t’u takuar pesë minuta me të. Bashkë me të qëndronte edhe Naim Rrustemi, i cili ia kishte aranzhuar takimin. Hashimi, me talentin e tij për t’i poshtëruar servilët, e detyronte të priste edhe më shumë. E kam parë me sy Driton Talin si i shkonte pas Hashimit derisa ky hynte në veturën e kryeministrit në oborrin e qeverisë. Derisa qeshnim me servilizmin e tij, duke e parë nga dritarja, Dukagjin Gorani tha: E ardhmja e ndritur është privilegj i servilëve të tillë! Sidoqoftë parashikimi i Dugit nuk u përmbush, sepse Driton Tali ishte servil shumë i patalentuar. I patakt në sjellje, politikisht i papjekur, konfuz në ato që mendonte se dinte, ai nuk arriti t’i bëj përshtypje askujt. Madje, ia patën ndërruar edhe mbiemrin: nuk i referoheshin më si Driton Tali, por si Driton Kali. Statusi i tij i fundit më jep të kuptoj se ai vazhdoka ta mbaj këtë epitet me plot meritë. Nuk kam dyshim se një ditë këtë do ta kuptoj edhe Albin Kurti, sepse sharlatanizmi i Driton Talit është konstantë psikologjike e karakterit të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara