Latifi: I bëjmë thirrje Kurtit të mos e heqë taksën

00:15 | 29 Shkurt 2020

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, në emisionin DPT te Fidani në T7, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të mos e heqë taksën.

“Ne i themi z. Kurti mos e heqni taksën”, është shprehur Latifi.

“Ne taksën e mbajnë si instrument ekonomik, politik dhe mekanizëm mbrojtës nga sulmet e Serbisë”, ka thënë Latifi.

Për mos heqjen e taksës, Latifi i bëri thirrje edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të reagojnë.

“Ne duhet ta mbajmë taksën si një instrument të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës. Për këtë duhet të reagojnë edhe deputet e Kuvendit të Kosovës”, shtoi Latifi.

Lajmet më të lexuara