Largohet tërësisht ora policore në Kosovë

18:59 | 6 Qershor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë për media ka bërë të ditur se nga e hëna do të largohet edhe masa kufizimi i lëvizjes.

E ky kufizim i lëvizjes që ishte paraparë nga ora 21:00 deri në ora 05:00, shkruan arbresh.info.

“Nga dita e hënë hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00”, ka thënë ai.

Zemaj, po ashtu bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shkak se virusi ende është në mesin tonë.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, në këtë konferencë tha se Instituti, është mjaftueshëm i furnizuar me teste.

“Instituti Kombëtar është mjaftueshëm i furnizuar me teste, e do të bëjmë çdo ditë teste, e asnjë qytetar i Kosovës nuk do të mbetët pa u testuar ndaj këtyre indikacioneve dhe në momentin që do të ketë nevojë për teste të reja, në do të kërkojmë, e Ministria e Shëndetësisë është e gatshme që të na mbështes dhe do të na mbështet”, tha ai./Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë mban konferencë për media lidhur me vendimet e reja rreth menaxhimit të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë mban konferencë për media lidhur me vendimet e reja rreth menaxhimit të Covid-19

Publiée par Arbresh.info sur Samedi 6 juin 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara