Sot në objektin e ri të Universitetit të Mitrovicës, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë lanson programin financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi për financimin e Bizneseve fillestare – “Start-up”.
Ky program i mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Gjithashtu, gjatë ngjarjes të lartëcekur do të bëhet edhe Nënshkrimi i Marrëveshjes për Hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarësisë në Mitrovicë.
Përveç Ministrit Besim Beqaj, pjesmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Ministri i Financave Bedri Hamza.
Moszbatimi i Ligjit për çmimin e barnave, ankohen qytetarët
Koncerti i Armend Rexhepagiqit, Osmani: Kujtimi dhe dashuria...
Mimoza Ahmeti refuzoi t’i jepte autograf Egla Cenos, reagon ...
Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë
Temperatura deri në 39 gradë Celsius – Parashikimi i m...
Rriten kolonat në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë