LAJMI I FUNDIT| Arrestohet edhe Nasim Haradinaj

16:49 | 25 Shtator 2020

Këto momente është ndaluar nga hetuesi e EULEX-it edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ai u arrestua rrugës së tij në njërin nga televizionet në Prishtinë, raporton portali arbresh.info.

Kujtojmë se në mesditë edhe kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni  Gucati është arrestuar pas bastisjes dhe tashmë është nisur për në Hagë.

Ndërsa, bashkëluftëtari i Nasim Haradinajt që ishte duke e shoqëruar e ka telefonuar Policinë e Kosovës kanë arritur dhe e kanë shoqëruar atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara