Lajmërohet egzamineri që kërkoi ryshfet (VIDEO)

21:19 | 18 Korrik 2017

Afrim Vata, egzamineri që u akuzua publikisht se kërkoi ryshfet, ka vendosur të mos fshihet me .

Vata egzamineri për të cilin ditë me parë Tribuna Channel njoftoj se kishte kërkuar ryshfet nga kandidati Valzon Islami, pasi që kishte përfunduar testimin praktik të tij për patentë shofer, ka mohuar çdo akuzë në lidhje me ankesën e Islamit.

Ndaj Vatës tashmë është iniciuar procedurë për pezullim të licencës, për shkak të plotësimit të gabuar të raportit të vozitjes.
Mirëpo në lidhje me plotësimin e gabuar të këtij raporti, ai thotë se përderisa ka qenë duke plotësuar raportin është kërcënuar nga Afrim Islami, pronari i autoshkolles ABIS, i cili po ashtu është edhe kryetar i Shoqates së autoshkollave për rajonin e Prishtinës.
Sipas Vatës nuk është vetëm rasti i tij si egzaminer që Afrim Islami ka kërcënuar.

Afrim Islami në emisionin Euro Tribuna, kishte hedhur akuza të rënda ndaj egzaminerave me faktin se ata për të arritur ne pozicionet që kanë, kishin paguar deri në 50 mijë euro,mirëpo sipas Afrim Vatës, është shumë absurde dhe se askush nuk do investonte 50 mije euro duke qenë të rrezikuar që të u ndërpritet kontrata,sepse ata janë të punësuar me kontratë marrëveshje marrëveshje me punë të veçanta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara