Lajcak takon Phil Reeker, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

19:32 | 24 Korrik 2020

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është takuar me ndihmës sekretar i zyrës për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Phil Reeker.

Lajçak ka njoftuar se në fund të kësaj jave është takuar me Reeker dhe se me të së bashku kanë biseduar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin e ngushtë në Dialogun Beograd-Prishtinë, shkruan arbresh.info

“Duke përfunduar javën, unë u takova me ushtruesin e detyrës së Sekretarit të Shtetit Phil Reeker. Ne folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë në Dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Lajcak në twitter./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara