Lajçak: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

20:56 | 9 Shtator 2020

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak deklaroi sot se është koha që procesi i dialogut të përfundojë me sukses.

“Sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses,” shkroi Lajçak në Twitter, njofton Klan Kosova

Kujtojmë se një tjetër seri bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e Bashkimit Europian.

Pas negociatave, Lajçak tha se “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur.

Po ashtu një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiq do të takohen përsëri para fundit të shtatorit.

Lajmet më të lexuara