Laboratorët në pritje të licencimit për teste PCR për COVID19

09:04 | 11 Gusht 2020 | Ardita Zeka

23  laboratorë privat do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

E Ministria e Shëndetësisë nuk ka licencuar ende listën e plotë të laboratorëve

Për testime serologjike për COVID-19, ka aplikuar edhe laboratori privat në Prishtinë ‘Analiza’.

Driton Sopa, udhëheqës i këtij laboratorit për arbresh.info, tha se janë në pritje nga Ministria e Shëndetësisë që të licencohen.

“Deri me sot akoma jo jemi në pritje nga Ministria e Shëndetësisë. Unë kam aplikuar që rreth 3 jave për tu licencuar. Po presim që këto dy ditë që të del një numër i laboratorëve por ne jemi të përgatitur që 1 muaj e gjysmë”, tha ai.

Sa i përket çmimeve për teste serologjike që do të mund të kryhen në këtë laborator, Sopa thotë se nuk do të jetë më i lartë se 20 euro.

Sipas tij brenda 2 ore personi mund ta ketë rezultatin.

“Testet janë mjaft të besueshme, personi që testohet brenda 1 ore apo 2 mund ta ketë rezultatin. kërkesat mund të jenë të mëdha, por çmimi i këtij testi është rreth 20 euro një testim por nëse behet testim specifik mund të shkoj edhe më tepër”.

“Ky test me aq sa kam informacione mund të pranohet vetëm nga Mali i Zi”, ka thënë ai.

Për më shumë detaje mund ta ndiqni videon më poshtë:

Laboratorët privat në pritje të vendimit për të filluar me testet për COVID19

Laboratorët privat në pritje të vendimit për të filluar me testet për COVID19

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 10 août 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara