Ky është laboratori i Fakultetit të Bujqësisë, ku bëhen analiza dhe hulumtime për nivelin master

11:01 | 9 Nëntor 2019 | Elona Haxhiu

Fakulteti Bujqësisë njihet si një ndër drejtimet,  i cili është i pajisur me laboratorët më të mirë.

Ky është laboratori i prodhimtarisë bimore në Fakultetin e Bujqësisë, ku bëhen analiza dhe hulumtime për nivelin master.

Kështu thotë për arbresh.info profesori i këtij drejtimi, Sali Aliu.

Ai, tregon se kanë bashkëpunim të ngushtë me Universitetet Evropiane dhe ato rajonale, për kryerjen e hulumtimeve dhe analizave.

“Ky laborator mund të themi në kuptimin bazik që i plotëson nevojat për studentët në nivelin Bachelor por edhe për nivelin Master.

“Këtu më shumë bëhen analiza dhe hulumtime për nivelin Master për arsye se aparaturën që e kemi i plotëson nevojat që mund të analizohen. Për pjesën tjetër të hulumtimeve për disa parametra që janë pak më të thellë për analiza, ne zakonisht kemi bashkëpunim të mirë me universitete edhe në rajon por edhe jashtë. P.Sh. me Universitetin e Vjenës dhe me universitete tjera që në shumicën e rasteve analizat, hulumtimet që i kryejmë atje ose përmes disa projekteve që i kemi bashkëpunim i përfundojmë atje ose edhe kur nuk kemi projekte në mirëkuptim me profesorët atje dërgojmë student atje dhe i analizojmë ato parametra që I kemi që ne mendojmë se janë të rëndësishëm dhe mandej student merr një përvojë edhe këtu edhe atje dhe kompletohet si temë”, tregon profesori Sali Aliu.

Ai, thotë se pjesa dërmuese e studentëve të cilët kryejnë masterin me punime në këto laboratorë gjithmonë gjejnë punë.

“Nivelin Master që e kemi, e kemi në nivel master shkencor dhe për këtë studimet i bëjmë më të thella. Pra vetëm një semestër ne e kemi vetëm për hulumtime për temë diplome. Kjo ka treguar edhe rezultate të mira pasi që pjesa dërmuese e studentëve tanë, afërsisht 90% që e kryejnë masterin gjejnë punë ose vetëpunësohen”, tha Aliu. /arbresh.info/

“>

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara