Kuvendi shkon në pauze, s’ka kuorum

11:38 | 15 Maj 2019

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë shumicën e projektligjeve dhe raporteve për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje.

Kuvendi ka miratuar vetëm kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019.

Pas një konsulte me shefat e grupeve parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit Aida Derguti ka njoftuar se seanca shkon në pauzë deri na 13:30.

“U vendos që të shkojmë në pauzë dhe të kthehemi në ora 13:30”, tha ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara