Kuvendi në ditën e fundit të afatit ligjor i dorëzon Presidentit Ligjin për paga

15:46 | 11 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës ende nuk e ka nënshkruar projektligjin për paga.

Burime të portalit arbresh.info nga presidenca bëjnë të ditur se ky projektligj ende nuk ka shkuar në duart e Presidentit.

Në anën tjetër arbresh.info mëson se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka nënshkruar këtë projektligj dhe pritet që deri nesër në orën 16:00 t’ia drëzoj Thaçit.

“Sipas Kushtetuetes, projektligji i miratuar ne Kuvend dërgohet në Presidencë për dekretim 8 ditë pas miratimit. Ddërsa Projektligji i pagave është nënshkruar nga kryeparlamentari Veseli dhe nesër deri ora 16:00 i dërgohet Presidentit”, thonë këto burime.

Të shtunën me 2 shkurt Kuvendi i Kosovës me 63 vota për e 1 abstenim ka kaluar projektligjin për paga në sektorin publik.

Gjatë votimit të 77 amandamenteve të këtij projektligj, pati komente e debat ndërmjet deputetëve, ku pati edhe tërheqje të disa amandameneteve.

Digastere të ndryshme kanë kundërshtime lidhur me këtë Projektligj, shkak i koeficientëve. Madje janë paralajmëruar protesta nëse nuk tërhiqet Projektligji./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara