Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Adem Mikullovcit

11:12 | 17 Shtator 2020

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për ish-deputetin dhe aktorin Adem Mikullovcin.

Kjo është bërë me kërkesë të kryeparlamentares Vjosa Osmani që tha se para dy ditëve Kosova ka humbur klasikun e teatrit.

“Para dy ditëve Kosova humbi klasikun e teatrit dhe njëkohësisht një nga kolegët ton ëmë të dashur, ish-deputetin dhe ish-delegatin e 2 korrikut që me shumë kolegë treguan guxim të pashoq kur të tjerët nuk e kishin atë. Zoti Adem Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor”, ka thënë Osmani. Në legjislaturën e vitit 2017-të ai e hapi seancën me këto vargje të Shkrelit”, ka deklaruar Osmani./arbresh.info/

?#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor

?#LIVE Kuvendi i Kosovës fillon sesionin vjeshtor

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 17 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara