Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën e Demokracisë

06:50 | 16 Shtator 2019

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, me moton “Pjesëmarrja”, për të 11-in vit me radhë.

Duke filluar nga orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të mund të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

AGJENDA

09:30 Dyert e hapura të Kuvendit
10:00 Hapja – mirëseardhje nga Kadri Veseli, kryetar në detyrë i Kuvendit (Holli i Kuvendit)
10:10 Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit të Kosovës nga Vullnet Kabashi, drejtor i Drejtorisë për Teknologji Informative/ anëtar i Forumit për Transparencë (Holli i Kuvendit)
10:30 Kabina e Transparencës (video-porosi) (Oborri i Kuvendit)
10:40 Ekspozitë e foto-sesionit me temën “Pjesëmarrja” (Oborri i Kuvendit)
10:50 Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile/ Punëtoritë për demokraci (Oborri i Kuvendit)
11:30 Kuizi i Demokracisë (Holli i Kuvendit)13:30 Debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend” (Salla 405)
13:40 Fjalë hyrëse nga Ismet Krasniqi – sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Alexander Chavarria, drejtor i NDI-së13:40 Prezantimi i Strategjisë për Informim dhe Komunikim nga Musli Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun/ Kuvendi i Kosovës
Hapja dhe Qasja e Kuvendit të Kosovës në krahasim me rajonin – Blerina Ramaj, menaxhere e Projektit ActionSEE, Open Data Kosova
14:20 Transparenca dhe komunikimi – Besnik Vasolli, udhëheqës i komponentës për komunikim – GIZ, BnS EUROPE&KLSC
Shembuj: Hapja e të dhënave në nivel komunal – Jetmir Bakija, menaxher i Programit “Democracy Plus”
14:30 Diskutime – Moderatore: Shqipe Krasniqi, zyrtare për koordinim dhe planifikim strategjik- Kuvendi i KosovësPjesëmarrës do të jenë përfaqësues të OJQ-ve nga Forumi për Transparencë i Kuvendit, media dhe organizata ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara