Kush ishte Adem Mikullovci, nga aktrimi në politikë

08:14 | 15 Shtator 2020

Shuarja e një aktori të madh: Kush ishte Adem Mikullovci, nga aktrimi në politikë.

Adem Mikullovci (u lind në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë) bënë pjesë në plejadën e aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor i Kosovës (tashmë Teatrit Kombëtar i Kosovës).

Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd në vitin 1968 kthehet në Prishtinë dhe fillon punën në teatër.

Prej atij viti(1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karierë me 45 role kryesore si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”,”Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie(nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjës”(Çajupi), “Mosha e bardhë”(D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjulli i stacionit”, monodrama “Bihorasit”(dramatizim i veprës së autorit Q.Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend up komedia “Përgjuesi” etj.

Krijimtaria

Filmografia; Proka (1984)-aktrim; Kur pranvera vonohet (1980)-aktrim; Era dhe Lisi (1979)-aktrim; Sul.mi i kuq (1974)-aktrim; Kad sam bio vojnik (1969)-aktrim; Vakti e han kashten I (2009)-aktrim; Crveni udar (1974)-aktrim; TV produksioni; Kafeneja jonë- (2004 – 2013) (serial hunoristik)-aktrim; Oda e Junikut-(film televiziv)-Regji/aktrim; Duke pritur Godon (1977)dramë-aktrim; Ditari i Lec pazhecit (1975)(komedi)-aktrim; Qesh e ngjesh (1982)(humor); Gëzuar viti i ri (1976); Burleska(komedi); Qka Ka Shpija (2014-aktiv aktrim; Videoproduksioni; Mahmutovitët dhe Rexhepovitët; Vjeshtë e zymtë e profesor Nexhatit; Kur do të kthehet Remziu; Katunar e shehërli; Mëhalla jonë; Qëndresa; Sadri Llapjani; Tëgjithë me ne, (2000); Mësuesi; Një pallto për babain tim në bu.rg; Një buqet buzqeshje; Të gjithë me ne, (2000).

Kariera politike

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara