Kurti vizitoi stafin e Karantinës të krijuar në Qendrën e Studentëve

18:39 | 31 Mars 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, Arben Vitia, të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykemte Bajrami dhe të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, vizituan stafin e Karantinës e krijuar në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Aty u pritën nga stafi dhe vullnetarët e shumtë. Momentalisht aty janë 500 të karantinuar. Të gjithë të karantinuarit vizitohen deri në 5 herë në ditë, ku dy herë në ditë kontrollohen nga profesionistët shëndetësor dhe 3 herë nga ekipi i logjistikës ku u bëhet edhe dërgimi i ushqimit nëpër dhomat e tyre.

Duhet të mbahen shënime për përvojat nëpër të cilat po kalon secili vullnetarë dhe pastaj ato të bëhen përvoja e ide institucionale. Si Qeveri po punojmë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë, dhe, mësimet e nxjerra duhet të na shërbejnë për sfidat e ardhshme që lutemi të mos i kemi kurrë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara