Kurti uron vitin e ri hebraik: Qoftë një vit i ëmbël, për të gjithë

11:55 | 16 Shtator 2020

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar vitin e ri hebraik, Rosh Hashanah.

Kurti ka uruar këtë vit, duke përdorur urimin e hebraikëve që bëjnë në këtë festë, “Qoftë viti i ri një vit i ëmbël, për të gjithë”, derisa ka shtuar se “ Është e vërtetë, pas një viti me kaq sfida, shëndetësore e ekonomike, për shkak të pandemisë, e gjithë bota ka nevojë për një vit më të ëmbël”.

Tutje Kurti në urimin e tij derisa ka folur për njohjen e Kosovës nga Izraeli ka theksuar se edhe se Kosova duket e vogël e varfër e që nuk mund t’i ofrojë shumë Izraelit dhe vendeve mike, por ai tha se “Kosova nuk ofron pak. Ajo ofron zemrën e vet të hapur, angazhim e përkushtim për përparim të miqësisë, në çdo sferë. Nga ekonomia deri te siguria, nga kultura deri te teknologjia”./Arbresh.info

Ky është postimi i tij i plotë:

I ftuar nga Kryerabinati i Shqipërisë, dje mora pjesë në shënimin festiv të vitit të ri hebraik, Rosh Hashanah. Në…

Publiée par Albin Kurti sur Mercredi 16 septembre 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara