Kurti thotë se për Kosovën nuk është e mjaftueshme vetëm njohja nga Serbia

00:30 | 17 Shkurt 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhëniet me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në një intervistë për medien zvicerane “blick.ch”, ka folur edhe për planin qeverisës të tij.

Në këtë intervistë Kurti është pyetur edhe për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.

Sipas Kurtit edhe nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, pasi që siç u shpreh ai, Serbia duhet të pranojë dhe të nënshkruajë një marrëveshje për gjërat që në të vërtetë kanë ndodhur gjatë luftës.

Kurti thotë se vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrihet paqja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është e mjaftueshme që Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Në terma konkret, duhen dy marrëveshje për të krijuar paqe reale, afatgjatë në rajon. Nga njëra anë, ne kemi nevojë për një marrëveshje që ka të bëjë me vlerat tona të përbashkëta: sigurinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, stabilitetin, zhvillimin. Kjo marrëveshje ndikon në të ardhmen …Pikërisht. Një marrëveshje e qartë është e nevojshme për atë që ka ndodhur në të vërtetë në këtë luftë. Kjo marrëveshje më pas sjell paqe”, u shpreh Kurti në këtë intervistë.

Ai ka thënë se konflikti i shekullit në mes të shqiptarëve të serbëve nuk ekziston, por sipas Kurtit, ishte një konflikt ishte një konflikt midis shtetit të Serbisë dhe popullatës shqiptare.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara