Kurti: Qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë në binarët e zhvillimit

11:43 | 12 Shtator 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në panelin me deputetin e SPD-së gjermane, Josip Juratoviq, nën organizimin e Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung mbrëmë, ka folur për tema dhe çështjet e ndryshme, duke filluar prej ndotjes së mjedisit, te dialogu me Serbinë, te vullnetarët e majtë që duan ta ndihmojnë VETËVENDOSJE!-n për fitoren me 6 tetor.

Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë denat ka theksuar se qeveria e tij do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit.

Postimi i tij i plotë:

Nën organizimin e Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung mbrëmë isha në panel me deputetin e SPD-së gjermane, Josip Juratoviq, nën moderimin e organizatorëve z.Daniel Reichart dhe znj.Valeska Esch. Para një audience të respektueshme, të përbërë nga politikanë, deputetë, diplomatë e ish diplomatë, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare, diskutimi u zhvillua sipas rregullave Chatham House. Pas prezantimeve 15 minutëshe u debatua hapur me të pranishmit mbi temat dhe çështjet e ndryshme, prej ndotjes së mjedisit te dialogu me Serbinë te vullnetarët e majtë që duan ta ndihmojnë VETËVENDOSJE!-n për fitoren me 6 tetor.

Fjalimi im u përqendrua në zotimin tonë për luftimin e korrupsionit dhe krimit si dhe vetingun në prokurori, gjyqësor, polici dhe inteligjencë, për investimet e nevojshme në ekonomi që rrisin punësimin, për urëzimin e hendekut të shkathtësive duke lidhur sistemin arsimor me tregun e punës, për integrimet evropiane të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit perëndimor etj. Theksova që Kosova vetë nuk është problem, por se ajo ka shumë probleme. Se qeveria jonë do ta nxjerrë Kosovën nga kriza dhe do ta vendosë atë në binarët e zhvillimit, dhe, se për këtë kemi nevojë për ndihmën ndëkombëtare, e sidomos përkrahjen e BE-së e të miqve gjermanë.

Nën organizimin e Aspen Institute dhe Friedrich Ebert Stiftung mbrëmë isha në panel me deputetin e SPD-së gjermane,…

Publiée par Albin Kurti sur Jeudi 12 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara