Kurti pret në takim zyrtarë shtetëror nga Norvegjia

11:51 | 9 Tetor 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i VV-së.

“Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor z. Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe z. Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë”, thuhet në njoftim .

Sipas VV-së, përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor   Arne Sannes Bjørnstad e  ka uruar kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Sannes Bjørnstad nga Norvegjia  ka shprehur interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid”, njofton VV-ja.

Në fund, sipas njoftimit të gjitha palët kanë shprehur interesim për kontakte dhe takime të vazhdueshme bashkëpunuese në të ardhmen./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara