Kurti pret në takim ambasadorin e ri gjerman, diskutojnë për luftimin e krimit dhe korrupsionit

17:55 | 5 Gusht 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e sapo emëruar të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku Kurti i uroi ambasadorit pozitën e re.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se ambasadori Rohde ritheksoi se për Gjermaninë luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë vazhdon të jetë prioritet, derisa rikonfirmoi mbështetjen e saj në ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë, shkruan arbresh.info

Pjesë e takimit ishin edhe ishin edhe nënkryetari dhe ish ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, anëtari i kryesisë së Lëvizjes dhe ish minisitri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia Fëllanza Podrimja.

Njoftimi I plotë I Lëvizjes Vetëvendosje:

Sot, kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, mirëpriti në takim njoftues ambasadorin e sapo emëruar të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde. Bashkë në takim ishin edhe nënkryetari dhe ish ministri i Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, anëtari i kryesisë së Lëvizjes dhe ish minisitri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, dhe këshilltarja znj. Fëllanza Podrimja. Që në fillim të takimit, kryetari Kurti i uroi ambasadorin Rohde për pozitën e tij të re, dhe shprehu bindjen e palëkundur se bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë, jo vetëm se do të vazhdojë trajtën e deritanishme, por do të intensifikohet dhe fuqizohet.

Ambasadori Rohde ritheksoi se për Gjermaninë luftimi i krimit dhe korrupsionit në Kosovë vazhdon të jetë prioritet, derisa rikonfirmoi mbështetjen e saj në ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë. Në anën tjetër, kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin Rohde për prioritet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qeverisjes së tij të cilat krahas zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe sundimit të ligjit, përfshijnë ngritjen e cilësisë së arsimit dhe ndërlidhjen me tregun e punës përmes sistemit dual arsimor që për shembull ka pikërisht Gjermaninë. Në takim u folë edhe për situatën e përkeqësuar shëndetësore në Kosovë, ashtu sikurse edhe për qeverisjen aktuale.

Kryetari Kurti tha se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar të bashkëpunojë ngushtë me shtetet demokratike që ndajnë vlera të përbashkëta teksa theksoi rëndësinë e partneritetit evropian dhe transatlantik.

Sot, kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, mirëpriti në takim njoftues ambasadorin e sapo emëruar të Gjermanisë në…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Mercredi 5 août 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara