Kurti për rastet e dhunës në familje: Kjo është shqetësuese për të gjithë ne si shoqëri

19:56 | 22 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot mbajti takim me Ministren e Drejtësisë,  Albulena Haxhiu, u.d. të Ministrit të Punëve të Brendshme,  Xhelal Svecla, Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, Kryeshefen Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, Drejtorin e Departamentit të Hetimeve, Riza Shillova dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj.

Takimi me këta akterë relevantë ishte i natyrës konsultative, si rrjedhojë e shqetësimeve të ngritura së fundmi në lidhje me numrin e madh të rasteve të dhunës në familje dhe përdhunimeve të shtuara.

Me ardhjen e pandemisë, është vënë në dukje një rritje e konsiderueshme e këtyre rasteve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është shqetësuese për të gjithë ne si shoqëri, andaj sot diskutuam për nevojën e menaxhimit sa më të mirë të kësaj situate.

Qeveria është e përkushtuar që të punojë në ngritjen e përgjegjësisë institucionale në lidhje me adresimin e rasteve të tilla./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara