Kurti nuk dorëzohet: Vazhdojmë

11:12 | 3 Qershor 2020

Ndonëse mund të jenë vendimet e fundit të kësaj qeverie në krye me të,  kryeministri në largim, Albin Kurti  nuk dorëzohet. Ai pretendon se qeverisja e tij do të vazhdojë.

Pasi ka treguar për vendimet në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku u ndanë 60 mijë euro për dy familjet e minatorëve që dje humbën jetën në Minisrën e Artanës dhe shkarkimin e Bordit të Drejtorëve  të KRU “Mitrovica”, Kurti në fund ka shkruar vazhdojmë. /arbresh.info

Më poshtë keni postimin e plotë të tij:

Në mbledhjen e 39 të Qeverisë së Republikës së Kosovës që u mbajt sot:

U ndanë 60,000 euro për familjarët e dy minatorëve, Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit, të cilët humbën jetën dje tragjikisht në vendin e tyre të punës, në Minierën e Artanës.

U morën masat për parandalimin e keqpërdorimeve në Ndërmarrjet Publike. Pra: 1. Secila Ndërmarrje Publike duhet të krijojë sistem të mirëfilltë të menaxhimt të kontratave komerciale; 2. Ato duhet të ushtrojnë kujdes në shpenzimet e tyre dhe punësimet e reja; dhe, 3. Asnjëra nuk mund ta caktojë pagën mbi 2,500 euro në muaj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës.

U sharkua Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore KRU “Mitrovica” Sh.A. dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve me këtë përbërje:

– z. Bajram Mustafa, kryesues dhe drejtor,

– znj. Nora Ibishaga, drejtore,

– z. Bislim Fetahaj, drejtor, dhe

– z. Edin Hajdarpasic, drejtor.

Me qëllim të zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale, u aprovua propozim-vendimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që t’i ndahen 12 milionë euro Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Qeveria e Kosovës fillon procedurat për pagesën e Kartonit të Gjelbërt për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

U aprovua kërkesa që të krijohet një mekanizëm i përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Vazhdojmë…

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara