Kurti në Gjermani luan futboll kundër ekipit të Parlamentit gjerman

13:22 | 13 Shtator 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Gjermani e ka testuar veten edhe në futboll.

Kurti i është bashkuar ekipit Dardania Bamberg për ta sfiduar kundërshtarin FC Bundestag.

Në ndeshje kanë marrë pjesë edhe deputetët e Bundestagut gjerman si Heinz Kuntke, Marcus Weinberg, Eberhard Gienger, Thomas Silberhorn.

Dardanët janë mposhtur si mysafir të FC Bundestagut me rezultat 6-3 nga skuadra kundërshtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara