Kurti mbetet pa asnjë pozitë institucionale

12:38 | 29 Maj 2020

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dekretit të presidentit Thaçi me anë të të cilit, Avdullah Hoti nga LDK ishte mandatuar për kryeministër të Kosovës.

Ky vendim do të lë Albin Kurtin pa asnjë pozitë institucionale.

Formimi i Qeverisë së re do të bëjë që Albin Kurti të mos jetë as deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo, pasi që Kurti ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe nuk mund të votohet sërish.

Vendimin e  Kushtetueses  nuk e ka pranuar sot kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili ka thënë se “Fatkeqësisht, Gjykata Kushtetuese u rreshtua me kapësit e shtetit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara