“Kurti- Gjuriq- Sveqla, jo vetëvendosje, negociata”

08:26 | 13 Dhjetor 2019

“Jo Negociata, Vetëvendosje”

Kjo ishte parulla e parë e Lëvizjes Vetëvendosje. Nën ritmin e saj u protestuan për të kundërshtuar dialogun me Serbinë.

E edhe disa vite me vonë po përdoret kjo parullë saktësisht pas takimit që pati anëtari i kryesisë së VV-së, Xhelal Sveca me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Por parulla e vendosur në disa vende në sheshin kryesor të Prishtinës e që nuk dihet se kush është autori disa pësuar disa ndryshime “Jo Vetëvendosje, Negociata. Mashtrues dhe nënshtrues”.

Veç saj i kanë bashkangjitur edhe tri fotografi, atë të liderit të VV-së, Albin Kurti, të Marko Gjuriqit dhe Xhelal Sveclës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara