Kurti e Osmani u premtojnë qasje më të lehtë personave me aftësi të kufizuara

14:02 | 1 Mars 2020

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës , nën moton “Mos ma kufizo lëvizjen”,  persona me aftësi të kufizuar e qytetarë të shumtë kanë marshuar sot nga Sheshi “Skënderbeu” deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këtij marshi iu bashkuan edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, raporton arbresh.info

Kryeministri Albin Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur në këtëj aktivitet tha se do e shtojmë empatinë ndaj këtyre personave.

“Është e domosdo qe ata që kanë nevoja të mëdha të ndihmohen më së shumti. Njerëz me aftësi të pakufizuar nuk ka, ne si pjesëtar të të njëjtit shtet duhet që tek këta ta shtojmë empatine dhe solidaritetin”, tha Kurti.

Po ashtu i pari i Qeverisë  premtoj se këtyre personave  do të ju lejohet qasja në Qeveri e Kuvend dhe takimi me ta.

“Edhe në Kuvend edhe me Qeveri do ta keni atë shtegun pa pengesa që ua mundëson të vini tek zyrat tona”, tha Kurti.

Ndërsa kryeparlamentarja Vjosa Osmani po ashtu u premtoj qasje në çdo cep të kuvendit dhe kudo në hapësirat publike.

“Fakti që nuk mund të ngritkeni fizikisht nuk do të thotë qe nuk mund të ngritkeni edhe shpirtërisht. Dua tu njoftoj se vendimi i parë që kam nënshkruar që në çdo cep të kuvendit të ketë qasje për ata me nevoje”, ka thënë Osmani./arbresh.info

�#LIVE

?#LIVE Shënohet Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocës “Mos ma kufizo lëvizjen”

Publiée par Arbresh.info sur Dimanche 1 mars 2020

Lajmet më të lexuara