Kurti e Mustafa në pauzë, ende nuk ka marrëveshje

15:10 | 2 Dhjetor 2019

Albin Kurti e Isa Mustafa ende nuk kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Do të bëjmë një pauzë”, është shprehur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas takimit një orësh, raporton arbresh.info.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, konfirmoi se bëhet fjalë për një pauzë rreth 40 minutëshe.

Përpjekjet për një dakordim mes këtyre dy partive po vazhdojnë, dhe vetë Kurti, para takimit deklaroi se sot do të dihet ndarjet e ministrive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara