Kurti e Haziri shprehin ngushëllime për familjen Abazi thonë se gëzimin e hidhërimin do të ndajnë së bashku

13:50 | 28 Nëntor 2019

Ju është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Abazi, të cilët humben jetën nga tërmeti në Shqipëri.

Më ceremoni fetare e nga qindra qytetarë, dy vëllezërit u përcollën në banesën e fundit në ora 12 e 30 minuta. Të pranishëm në këtë varrim përveç familjarëve, miqve e dashamirëve të familjes Abazi ishin edhe politikanet e vendit, raporton arbresh.info.

Bëhuni të fortë dhe se bashku do ta kalojmë këtë dhimbje tha Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri në varrimin e dy vëllezërve Abazi.

“Në emër të Komunës së Gjilanit ju shprehi ngushëllime dhe solidarizoheni më familjen Abazi. Patën fatin të ndahen nga jeta nga tërmeti në Shqipëri. Punën e tyre ka qenë e përditshme mes Gjilanit e Durrësit ku kanë mbajtur familjen. Bëhuni të fort dhe të qëndrojmë së bashku edhe në këto ditë të rënda”, ka thënë Haziri.

E Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti tha se shqiptarët e kanë në traditë që gëzimin e hidhërimin ta ndajmë së bashku.

“Jemi mbledhur për ti dhënë lamtumirën e fundit këtyre dy punëtorëve të cilët udhëtuan larg për të bërë ekzistencën e familjes. Këtu më neve është edhe djali i Shemsedinit. Shemsedini ka lënë 4 fëmijë e Isai 2 fëmijë. Ne si shoqëri e kemi për obligim që ti dalim në ndihmë kësaj familje. Në traditën tonë shqiptare e kemi që edhe dhimbjen edhe gëzimin ta ndajmë në bashkësi. Le ti qëndrojmë pranë kësaj familje që humbi dy djemtë e tyre. Ju shprehim ngushëllim kësaj familje”.

Dy vëllëzerit Abazi u përcollën për në banesën e fundit nga qindra qytetarë të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara