Kujtohet masakra në Padalishtë të Skënderajt

07:33 | 26 Mars 2020

Kriminelët serbë kanë masakruar 19 anëtarë të familjes Imeraj.

Sot bëhen 21 vjet nga masakra në Padalishtë të Skenderajt, ku kriminelët serbë kanë masakruar 19 anëtarë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2-16 vjeçare.

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill të vitit 2000 bëhet e ditur: “Në Skenderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë, masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj”.

Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë), Grujica Belojeviq (vëllai i Lubisha Belojeviq), Lubisha Belojeviq,
Zharko Belosheviq, Zhika Belosheviq, Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq), Çeda Tijaniq, Goran Tijaniq Dejan, Tijaniq Vedran, Tijaniq Obrad, Tijaniq Zhivan, Vuçiq Mirolub, Vuçiq Dushan, Vuçiq Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq), Milisav Ivanosheviq, Igor Shapiq, Gradibor Radunoviq, Ivan Gajin Zoran Shlaniq.

Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Jakovo-Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara