Kujtohet Beteja e Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”

13:34 | 15 Prill 2019

Në 20 vjetorin e epopesë së UCK-së në zonën e Karadakut në Zhegoc është përkujtuar Beteja e Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”.

Në këtë akademi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Liria jonë është e sigurtë sepse garant ka dëshmorët tanë që dhënë jetën për të.

 “Liria jonë është e sigurtë sepse garant ka dëshmorët tanë që dhënë jetën për të. Nuk do të lejojmë që të na mohohet e drejta si shtet nuk do të diskutohet në tavolina territoret dhe tokat e Kosovës”, tha Haradinaj.

Beteja e Zhegocit ka rëndësi të veçantë për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqë shënon përfshirjen e tërë territorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UÇK-së me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Në këtë betejë armiku synonte rrethimin e befasishëm dhe asgjësimin e efektivit të UÇK-së, që ishte i vendosur në Malësinë e Zhegocit. Shtabi i Zonës ishte i vendosur në Zhegoc të Poshtëm, ndërsa efektivi i Brigadës 171 “Kadri Zeka” ishte i shtrirë në tërë Malësinë e Zhegocit.

Ne Betejen e Zhegocit u vranë 25 luftëtarë dhe 22 nga popullata civile.

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”

Publiée par Arbresh.info sur Lundi 15 avril 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara