Kthehen në vendin e punës gjashtë zyrtarët e suspenduar të policisë së Gjakovës

18:20 | 12 Shtator 2019

Inspektorati Policor i Kosovës kishte suspenduar nga detyra gjashtë zyrtarë të policisë në Gjakovë e në mesin e tyre edhe komandantin e policisë së kësaj komune, Kristë Gjokaj.

Mirëpo, sot është ndërprerë suspendimi i përkohshëm i tyre dhe ata do të kthehen në vendet e tyre të punës.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, i cili ka shkruar në Facebook se vendimin për kthimin në punë të zyrtarëve policorë e ka marrë drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Heronjtë e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major Kristë Gjikaj kthehen në punë. Komandanti Kristë Gjokaj, oficerët e lartë të policisë, eprorët Gëzim Biblekaj, Bekim Preqi, policët Agron Idrizaj, Milot Ukaj e Shaban Limani, me vendimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, z.Rashit Qalaj, ndërprehet suspendimi i përkohshëm dhe kthehen në punë”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.

Zyrtarët policorë janë arrestuar pasditen e 8 gushtit. Policia kishte thënë se suspendimi i tyre është bërë në rekomandimin e Inspektoratit Policor pasi ndaj të njëjtëve ishin duke u kryer hetime.

“Bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor, sot janë suspenduar përkohësisht 6 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Gjakovës. Suspendimi i tyre është bërë sipas rekomandimit te IPK, pasi ndaj te njëjtëve janë duke u kryer hetime”, kishte thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Heronjet e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major KRISTË GJOKAJ kthehen në punë.! Komandanti KRITSTË…

Publiée par Tomë V. Gashi sur Jeudi 12 septembre 2019

Lajmet më të lexuara