KSHZ i konfirmon protokollet për votim për 13, 14 dhe 15 korrik

18:24 | 28 Qershor 2020

Këshilli i veçantë zgjedhor (KVZ), i cili do ta zbatojë votimin më 13 korrik në shtëpitë e personave të cilët janë të infektuar me Kovid-19 dhe personat të cilët janë në vetizolim do të përbëhet nga punëtorët shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike, njoftoi sot Boris Kondarko, anëtar i Komisionit shtetëror zgjedhor.

Siç sqaroi Kondarko, në seancën e 72-të të KSHZ-së, anëtarët e KVZ-së, do të pajisen me pajisje mbrojtëse personale. Anëtarët e KVZ-së, sipas protokolleve të konfirmuara, pajisjen mbrojtëse e ndryshojnë pas përfundimit të votimit tek shtëpitë e çdo votuesi, gjegjësisht aq herë sa do të shkojnë të vizitojnë shtëpitë e personave ku do të ketë votim.

Ai njëherit tha se nuk do të zbatohet dezinfektim në kutitë e votimit pas çdo votuesi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara