Kryetari i Supremes: EULEX-i duhet të shkoj në shtëpi

10:35 | 3 Dhjetorë 2017

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci nuk është i  kënaqur me punën e misionit ndërkombëtar në Kosovë, EULEX.

Ai në një intervistë ekskluzive për “arbresh.info” pas ardhjes së tij në këtë pozitë ka folur për shumë çështje, përfshirë këtu edhe mandatin e EULEX-it.

Sipas tij, është koha e fundit që EULEX-i të përfundoj mandatin e tij dhe të gjitha kompetencat t’ia dorëzoj vendorëve.

Ai beson se gjyqtarët vendor do ta kryejnë punën e tyre më mirë se sa ata të EULEX-it.

“Është momenti i fundit që duhet me përfundu mandati  i misionit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit, EULEX. Më 16 qershor 2018, për shkak se një stërzgjatje tjetër ne vendorëve po na pengon m’i marr pikërisht ato kompetenca me të cilat ne duhet mu përballë një ditë”, thotë kreu  i Gjykatës Supreme.

Sipas tij, EULEX-i ka treguar ngecje sidomos në rastet e krimeve të luftës.

Peci foli edhe për skandalin e fundit në EULEX, ku ish gjyqtari i këtij misioni, Malcolm Simmons ka akuzuar këtë mision për korrupsion.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë./Gita Lushi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale