Kryeministri takoi udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

16:48 | 13 Mars 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Gjeneralin Hoffmann dhe ekipin e tij në Kosovë për përkrahjen e madhe dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke i kontribuar kështu edhe sigurisë rajonale.

Kryeministri Haradinaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar në funksion të sigurisë të të gjithë qytetarëve të vendit.

Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativat dhe projektet mbështetëse për FSK-në përgjatë vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale