Kryeministri përkrahë Poroshenkon në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë

22:14 | 20 Prill 2019

Nesër Ukraina voton në raundin e dytë presidencial.

E presidenti aktual, Petro Poroshenko e ka përkrahjen edhe të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

Këtë Haradinaj e ka shprehur përmes një postimi në Twitter.

Ky është postimi i tij:

E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara