Kryeministri për universitetet: Po e shohim çfarë mafie janë

10:56 | 16 Korrik 2019

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kritikuar edhe një herë vendimin e Ministrisë së Arsimit për mbylljen e disa universiteteve publike.

“Kjo o gabim, edhe në këtë Kosovë nuk punohet kështu. Kanë me na kritiku, ama po e shohim çfarë mafie janë. Po vërejtjet për cilësi ama nuk  mundemi me i lon fëmijtë jashtë”, është shprehur Haradinaj në një konferencë për medie.

Ai shton se Kosova asnjëherë nuk ka marrë ndonjë vendim në lidhje me akreditimet pa konsultim të palës britanike.

“Asnjë bord nuk e bojmë pa anglez. Deri tash asnjë vendim nuk e kemi bo pa ta. Askush nuk është i mandatum me prek Kosovën. Sovrani është pronar i këtij vendi, nuk jemi të zgjedhurit të sotëm. Gabim e kanë ata që besojnë se Kosova është e prekshme”, deklaron Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara