Kryeministri merr pjesë në pastrimin e Parkut të Gërmisë

07:47 | 10 Nëntor 2018

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” sot duke filluar nga ora 10:00, do të organizohet aksion pastrimi te Parku i Gërmisë.

Në aksionin e sotëm merr pjesë ekipi i Let’s Do It Kosova, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.Në këtë aksion që fillon nga porta në hyrje të Gërmisë, do të pastrohet brezi rrugor nga mbetjet ndërtimore.

 

 

Lajmet më të lexuara