Kryeministri lëshon takimin e opozitës

11:55 | 11 Tetorë 2018

Ka nisur mbledhje e partive parlamentare, që është thirrur në fillim të kësaj jave nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Derisa dy partitë e mëdha opozitare, LDK dhe Vetëvendosje refuzuan ftesën e Veselit, aty kanë shkuar përfaqësues të Alternativës dhe Partisë Socialdemokrate.

Por, nga ky takim ka dalë Kryeministri Haradinaj.

Duke mos dashur të prononcohet për media tha se takimi po vazhdon dhe ka dalë pasi që ka agjendën e zënë.

“Dola sepse kam agjendën e zënë. Takimi po vazhdon dhe unë kthehem prapë në takim”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale