Kryeministri Hoti mbledh ministrat e kabinetit të tij qeveritar

07:43 | 21 Shtator 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbledh sot në takim ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Zyra e Kryeministrisë nuk ka dhënë detaje mbi temat që pritet të diskutohen në këtë mbledhje, e cila fillon nga ora 8.30.

Mbledhja e Qeverisë përkon me vizitën e sotme në Kosovë të emisarit të presidentit Donald Trump për dialogun Richard Grenell si pjesë e një delegacioni shtetëror amerikan, i cili do të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka konfirmuar takimin me delegacionin e Qeverisë amerikane, por më shumë detaje ka thënë se do t’i bëjë të ditur gjatë ditës së sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara