Kryeministri Hoti deklarohet për përfshirjen e PDK-së në koalicion qeverisës

10:05 | 28 Shtator 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth mundësisë së hyrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në Qeveri.

Në konferencën e mbajtur sot pas mbledhjes së ekzekutivit, Hoti tha se nuk sheh arsye të futjes së një partie tjetër në koalicionin qeverisës, pasi që sipas tij, koalicioni i tanishëm është stabil.

“Koalicioni qeverisës është duke funksionuar. Qeveria është stabile, për aq kohë sa qeveria është stabile nuk shoh arsye që të hyjmë në kombinime të tjera”, ka thënë Hoti.

Ai tutje tha se është duke u repsektuar marrëveshja e koalicionit.

Hoti më tej ka përmendur edhe emërimin e Liqenit të Ujamnit, për çka ka pasur reagime të shumta pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Richard Grenell, që këtij liqeni t’i vihet emri “Liqeni Trumo” e që Hoti kishte mirëpritur një gjë të tillë.

“Në shenjë respekti për angazhimin e drejtpërdrejt të presidentit Trump të emërohet ky liqen si një epitet i ri ‘Liqeni Trump’”, tha ai./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara