Kryeministri Hoti bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule tek shtatorja e Ukë Bytyçit

13:39 | 27 Tetor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, vendosi kurora me lule tek shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij.

“Ngjarja që ka ndodhur atëherë, vërtetë ka qenë goditje e rëndë për votën e lirë, për demokracinë, për familjen dhe për bashkëpunëtorët e tij. Fakti që gjatë gjithë këtyre viteve, çdo qytetarë i Suharekës, çdo qytetarë i Kosovës dhe bartësit e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal tregojnë respektin e vazhdueshëm për të, tregon sa njeri i madh ka qenë Ukë Bytyçi”, tha kryeministri Hoti.

Ndryshe Ukë Bytyçi u vra me 27 tetor 2002 në Suharekë gjatë një tubimi, i dënuar për këtë rast me 20 vite është Jetullah Kryeziu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara