Kryeministri Haradinaj ulet këmbëkryq në livadh

14:49 | 9 Maj 2019

Kishte ardhur për homazhe më rastin e përvjetorit të rënies se tyre,  por para se të kryente këtë ceremoni i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, u ulë në livadhin ku prehen trupat e dy dëshmorëve Ilir Konushevci e Hazir Malaj.

E këtë pushim disa minutash, Haradinaj e bëri për t’i pritur familjaret e dy dëshmorëve të cilët u vonuan për disa minuta.

E deri sa qëndroj ulur, Kryeministri e shfrytëzoj për të biseduar më ata të cilët tashmë veç ishin të pranishëm.

Ndryshe për të nderuar veprën dhe jetën e Ilir Konushevcit e Hazir Malaj, sot në Teatrin Kombëtarë u mbajt edhe një akademi përkujtimore/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara