Kryeministri Haradinaj: Serbia paguan njerëzit që luftojnë për Rusinë në Ukrainë e Siri

11:45 | 6 Dhjetorë 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shteti i Serbisë ka ende në listën e pagave njerëz që shkojnë e luftojnë për shtete të huaja.

Gjatë fjalimit të tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka bërë të qartë se për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë dhe nuk është Kosova që po synon krijimin e ushtrisë për të luftuar për vendet tjera.

Sipas tij, Serbia ka ushtarë që luftojnë në Ukrainë apo edhe në Siri, në anën e Rusëve.

Haradinaj ka bërë të qartë se Kosova nuk do ndalet në krijimin e Ushtrisë, e cila do të ndodhë më 14 dhjetorë.

Ai ka shtuar më tej se Serbia po mundohet me çdo kusht që të dëmtojë imazhin e Kosovës, duke thënë se me krijimin e ushtrisë po rrezikohen serbët në veri.

Për këtë ai ka premtuar vizitë në çdo komunë të serbëve për t’ia treguar të kundërtën, se ushtria nuk rrezikon ata.

“Krijimi i ushtrish së Kosovës javën qe vjen, më 14, është proces i brendshëm është vendim sovran i vendit dhe është në përputhje me Kushtetutën tonë dhe këtë e kanë konfirmuar gjithë ata që na përkrahin. Kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. E vërteta është se Aleanca e NATO-s po ashtu ka peshë të madhe në mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n. E keni dëgjuar me këtë narrativen e Serbëve, se nuk ka nevojë Kosova për ushtri për të ndihmuar paqen, e vërteta është se ne kemi ligj kundër pjesëmarrjes në lufta të huaja, ata që shkojnë atje kanë sanksione ligjore atje. Ndërsa Serbia e  bën të kundërtën. Në listën e pagesave në shtetin e Serbisë janë plotë që janë në Ukrainë dhe që janë në Siri në anën e Rusëve. Le ta dinë të gjithë se e vërteta është kjo. Nuk i kanë hequr prej listës së pagesave, duke qenë kështu ne do të ecim rrugës sonë për vendimin e krijimit të ushtrisë. Nuk identifikohet krijimi i ushtrisë si m në Veri, është gabim që frikësojnë popullin serb. Do shkojë në çdo vend të Kosovës ku ka serbë që të sqarojë se krijimi i  ushtrisë së Kosovës nuk i rrezikon ata.

Nuk do na detyrojnë ta heqim këtë, por mund të na krijojnë probleme në mënyrë humanitare se ne s’po i respektojmë të drejtat humanitare, por nuk mund të na ndalojnë

Nuk përjashtohet mundësia që nuk do të inskenohet ndonjë vdekje në Kosovë pas krimit të Ushtrisë, për të thënë se kjo ndodhi për shkak të kësaj, pra duhet t’i presim skenarët e tillë mund të i presim, përkrahni narrativin e vendit të juaj.

Duhet t’i hapim kapitujt për vete.  Parlamenti duhet të gjejë mënyrën për konsolidim të vetes si palë, duke mos e ndihmuar Serbinë me narrativen e vet”, ka thënë Haradinaj.

� #LIVE Seanca e Kuvendi të Kosovës

🔴 #LIVE Seanca e Kuvendi të Kosovës

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 6 décembre 2018

 

Shpërndaje në rrjete sociale