Kryeministri Haradinaj ka takuar mbrëmë bashkatdhetarë që jetojnë në Belgjikë

09:30 | 17 Nëntor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë në Belgjikë, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Diaspora kosovare në Belgjikë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer.

Sipas tij mbështetja për diasporën do ta ndihmojë zhvillimin e vendit dhe do ta forcojë rrugën e Kosovës drejt integrimeve.

“Në përgatitje për takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit këtu në Bruksel, është e pashmangshme të mos takojë edhe njerëzit tanë që e duan dhe jetojnë me atdheun e tyre”, ka thënë kryeministri Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara